 |
 |

Malesor Prenkoçaj
Kam lind me 17 07 1977 ne Podgorice, por me origjine jam nga
Trieshi i Malesise se Madhe,saktesisht nga fshati Buxe.
Babi si femi ishte shperngul me krejte familje nga Trieshi
ne Podgorice.
Aty u rrita dhe perfundova shkollen fillore dhe ate te mesmen.
Tani jam apsolvent ne Universitetin e Prishtines ne degen
Gjuhe dhe letersi Angleze. Jetoj ne Prishtine...
Per muzike gjeta interesim qe nga mosha e femijerise, kur
i degjoja me shum interesim kenget tona. Me qen se Malesia
e Madhe e ka tradite muziken folklorike,
edhe une, si çdo njeri atje, u rrita me tingujte e
muzikes sone te bukur shqipe.
U rrita ne Podgorice, por lidhja jone si familje me Malesine
ishte aqe e madhe,
saqe ne dukeshim pothuaj te njejte si ata qe u linden dhe
u rriten ne Malesi.
Keshtu edhe une si femi fillova ti bije ciftelise e sharkise
dhe fillova te kendoj nga pak.
Kete e kisha trashegim nga dajet, te cilet ishin talente vertet
te mdhej per muzike dhe te cilet ishin ne ate kohe udheheqes
te nje shoqeria kulturo artistike ne Malesi,
ne vecanti daja Dode Gjonaj.
Poashtu talenti me erdhi edhe nga ana e babait.
Gjyshi ishte nje njeri dyzenqar, dhe kurdo ne Malesi kishte
ndonje gezim, ai merrte cifteline dhe kendonte.
Me von edhe une u bana antar i te njejtes shoqeri ku dikur
ishin udheheqes dajet e mije, por fatkeqesisht u desht te
largohen nga vendelindja dhe moren rruget e mergimit, si shum
malesor tjere.
Ne ate Shoqeri Kulturo - Artistike, e cila edhe sot egziston,
dhe quhet "Besa", isha instrumentist dhe kengetar
i dalluar.
Me 1997 ne nje shfaqje te kesaje shoqerie, dola per here te
pare para publikut,
dhe kenga e pare qe kendova aty ishte "Dola me shetit
ne bahce", me par e kenduar nga trio i Kuksit "Dida,
Cela e Kovaci. Ai moment ishte shum i veçant per mua,
dhe e kujtoj edhe sot me shum nostalgji.
Po ne ate vit,1997 incizova kengen e pare ne studio.ishte
kenga me titull "Qaj" e shkruar dhe kompozuar nga
Nikolle Nikprelaj, te cilin e falenderoj per shum ndihma profesionale
qe mi dha ne kete rruge...
Deri me tani kam realizuar tre albume,kater video klipe,dhe
pese singela. Albumin e pare e realizova ne vitin 1998, ate
te dytin ne vitin 2000, dhe albumi im i trete doli ne shitje
ne vitin 2005.
Nga kenget e mija qe i dua me se shumti do vecoja: "Kthehuni",
"Zoteri pareli", "Fjale e vetem fjale",
"Eja", "3000 vjet Malesi e re", "Qaj
per diten" ,"Perseri", "Çike malesore"..,
por disi me se shumti e dua kengen "Kthehuni".
Kenga dhe video klipi i fundit qe kam realizuar deri me tani
eshte "Çike malesore" te cilen e publikova
ne Dhjetor te vitit 2006... Jam shum krenar qe kurr nuk e
braktisa atdheun tim-Shqiptarine... Kendoj per ta ushqyer
shpirtin tim, dhe per tja kthyer ne nje menyre ngrohtesine
dhe dashurine qe me dha nena Malesi...
Faqe
Personale ne My Space
|
 |
 |